Saturday, November 20, 2010

***


Lamtumirë gjeth i hënës, lamtumirë
Këngën time po e varë mbi një degë
Ndoshta, zgjohet dhe ajo në të gdhirë
Me flatra, e fluturon bashkë me lejlekë

Në breg të liqenit po lë ëndrrat e etura
Ndoshta një ditë do t’shkel këmb’e sajë !
Përmbi eshtrat e tyre si guacka t’vdekura
Në duet me valën një çast, do të qajë…. !

Trupin, flakët e dëshirave t’ma djegin
Dhe hirin e tij ta shpërndajnë në lëndinë
Përmbi varrin e shpirtit me taka t’bredhin
Erërat e ç’mëndura, që lindin stuhinë….

Dashurinë, gjeth i hënës, n’qafë po ta varë
Mbi gjethet e florinjta n’vjeshtë t’shëndrij
Medaljon, që askush s’ma pranoi më parë
Ndërsa, mijëra ëndrra m’i vodhën në rini…!

© Leonard Seiti

2 comments:

Nuria said...

Bukur shumë, edhe ngjarjen më të hidhur di ta bësh të ëmbël......

Sa zili , atë që arriti të vidhte ëndërrat e tua :)


Ps. Bëj pak më të lehtë ato medaljonë o derman :D

Leonard Seiti said...

:) Nurie mos më nga se do i them Qanies të të lemerisi pastaj :)