Sunday, November 21, 2010

***


Kur nata zbret rrugëve, jashtë dritares time
Qyteti, pa frymëmarrjen tënde ësht’i ftohtë
Si një gur i heshtur, pa jetë, pa ëndërrime
Si një planet në hapsirë që endet krejt kot !

E vogël është shtëpiza ime në k’të qytet
I vogel jam unë, krejt i vetëm brënda sajë
Blu janë ëndrrat e mia, e ngjanë me një det
Ti je anija me vela q’i përshkon në ç’do skaj !

© Leonard Seiti

No comments: