
Kur të jetë zgjuar pranvera e dashur
Kur dimri mjekrrën e gjatë ta ket hequr
Kur fëmija ynë, t‘i këput lulet padashur
Lulet, që n‘shpirt për ty i kam mbledhur
Kur të këndoj mimoza n’rrugët e qytetit
Kur t’flakëroj blerimi nën diellin e ngrohtë
Kur hëna t‘jetë zverdhur si gjethja e plepit
Prej frymës së lagësht të vjeshtës së ftohtë
Kur t’jem thinjur e dashur, si bora mbi mal
Dhe kur t’më përcjellin nga porta e vjetër
Në s’do mund t’dhuroj më shumë, më fal
Unë përveç dashurisë, nuk kam asgjë tjetër
© Leonard Seiti
No comments:
Post a Comment