Thursday, November 25, 2010

***


Unë kisha kohë që të prisja
N’buzë t’shpresës, si fëmij
Mbas ç’do ëndrre që gremisja
Përmbi një tjetër, qëndroje ti

Ti erdhe bashkë me vjeshtën
Rrëzove gjethe dhe ike tutje
Askush s’e di se sa u deshëm
Sa ëndrra thurëm dhe sa lutje

Askush s’na pa të përqafuar
Me krahë malli e sytë në lotë
Ndaj shpirt’im krejt i zbuluar
Si pemë e zhveshur duket sot !

© Leonard Seiti

No comments: