Friday, December 10, 2010

Më hidhni një gur !


Më hidhni sonte t’gjith nga një gur,
N’shpirt të mbytet, ku ruaj kujtimet
Po iki, për t’mos u kthyer më kurrë
Drejt një bote t’errët ku s’çelin agimet

Më hidhni t’gjith nga një gur stërralli
Shpirtin, si eshkën, stërralli t’a ndez
Të kem pakëz zjarr, kur petale malli
Si bor’e acartë, dimr’i largët t’më hedh.

Më hidhni një gur, të rëndë, si koha
T’më peshoj n’shpirt, t’ju ndjej pranë
Si kujtim ta ruaj prej njerëzve që njoha
Në rrugët e jetës ku brodha, sharlatan

Se ju desha me shpirt, deri në dhimbje
S’refuzova anjëherë, e dorë nuk ngrita
As kundra kujt nëpër t’err, mbas shpine
Shpesh-herë provoi t’më ngulte thika

Më hidhni një gur që ta vendos n’zemër
Një gur të ftohtë që fjalë nuk njeh
Dua sonte të ngjaj me një varkë t’paemër
Që rend e heshtur drejt një bote të re….

© Leonard Seiti

1 comment:

xhenius said...

Zemra jote,guret le ti thermoje me dashurine tende!