Sunday, February 27, 2011

***


Shtator i purpurtë s’do t’vij më në jetë
Me kristalin e shiut mbi buzët e tua
Ndoshta një tjetër, s'do arrinte vërtetë
Të ndez brenda meje atë flakë që u shua

Ndoshta dhe unë, nuk vuaj nga vetmia
Ç’do ditë që kalon të sjell ndër mënd
Se vullkan më ishte në shpirt dashuria
Asgjë s’mund ta shunate, përveç lotit tënd

Ti qave! Pik’e lotit m’ra brënda n’zemër
Ish e fundit fjalë që më thanë sytë e tu
Tani shpirti im i ngjan një varri paemër
Ndërsa unë, një kufomë që bredh kuturu

Do vij vdekja një ditë, ajo vjen për të gjith
Oh! Sa dua q’atë ditë sytë e tu të ket marrë
Të jetë sërish Shtator, e qielli, t’jetë i hirtë
Të riputhemi dhe një herë, nën shi si më parë.

© Leonard Seiti

No comments: