Tuesday, March 1, 2011

***


Janë zërat e së djeshmes k’to nota që ngrihen
Në ç’do tingull, rrahje zemre, vehten ti gjen
Pshëshpërtija në muzg e gjetheve që bien
K’to çaste në muzeun e së shkuarës të kthen

Është e imja kjo zemër që prek dora jote
Aromë klorofile kundërmon gjithandej
Shsh! Dëgjoja rrahjet! Je pjesë e k’saj bote
Je gjaku i blertë që vrapon lirshëm ndër dej

Një botë të humbur, ti sot mban në duar
I bardh si mjelmë, noton heshtur një mendim
Në liqenin e shpirtit me lotë të kulluar
Ndanë bregut t’ëndrrave ku vrapon një kujtim

Është e jona kjo botë që përpëlitet si në ethe
Fëmij q’e braktisëm në rrugët e së shkuarës
Është ende aty, shiu, që luante piano mbi gjethe
Dhe ajo ëndërr e mëngjesit, q’i binte kitarës

Janë të tuat k’to tinguj që ngihen kraharorit
Janë këmbana që bien! Tani duhet të shkoj
N’është zverdhur shpirti-yt si gjeth’i Shtatorit
Shpirt’im çamarrok, i ngjan Prillit q’e zgjoi.

© Leonard Seiti

No comments: