Dëgjo,
Dritaret ende po flenë
Flenë rrugët.
Rrugët e lodhura
aq sa, abazhurët e trotuarëve
ndezur i kanë harruar.
Gjumit nuk ja hapa derën sonte
Plot tre herë trokiti në derë
Pastaj, nga dritarja më erdhi
Jasht xhamit më fliste e bënte shenjë
Fjalë që nuk i kuptoja
Fjalë që nuk i kisha dëgjuar më parë
Dhe me beso,
sonte gjumi ishte veshur me kostum
Po po, me kostum dhe papion të zi
Thua,
kishte vendosur t’më servirte darkën!
Gjithçka e lashë jasht sonte,
dhe ëndrrat.
Në kopësht,
mbi petale si flutura të vogla
rrine heshtur ëndrrat e mia
Ndoshta tani,
vesa eshtë ulur mbi qerpikët e tyre
Ndërsa ti,
as vet nuk e di si munde !
Ti gjete rrugën e zemrës,
dhe hyre !
© Leonard Seiti
No comments:
Post a Comment