
Ti po flë
Në kopësht po flë nata
Po flë dhe hëna
Trupin ka shrtrirë mbi gjethe
Po flenë dhe zogjtë,
që për ç’do mëngjes të zgjojnë me cicërima
Në kopësht po flenë dhe fjalët e mia
Fjalët e mia të njoma si petale
Ato fjalë, që unë s’ti kam thënë më parë
Kur të zgjohesh, e dashur,
në kopësht do shkoj t’i këpus
E si një tufë me lule
në duar do t’i jap, t’i mbash
Në duart e tua, e dashur,
shpirtin tim aty do ta lë !
© Leonard Seiti
No comments:
Post a Comment