Wednesday, March 9, 2011

***


***

Mbi moçal, vjeshta ka rënë
Sorr’e dhjamosur dimrin pret
Një kurorë i paskan dhënë
Pa shih-shih, i thënkan : Mbret

Të dëgjosh veç, kur prej froni
Si i shenjtë po i duket vetja
Nga fjal’t e tij, prej faraoni
Plot i mush poturret vdekja

E duartroket grup’i bretkosave
Je fort i zgjuar, nuk ka si ty
Se në mbretërinë e qorrave
Mbretëron gjithmonë kush ka një sy

© Leonard Seiti

No comments: