Tuesday, March 22, 2011

***


K'to çaste t'i ruajm në kujtime
Të freskët, si blerimi për rreth
Se, do t'plakemi e ëmbla ime
Do t'vyshkemi të dy porsi gjeth

M'i jep të t'i puth duart, grua
Mes duarve gjith globin ti mban
Të tilla duar më mbajtën dhe mua
Si pranverë të blertë në savanë

Më lër të ti puth gjijtë, e mirë
Mjalt'i jetës buron veç aty
Ky mëngjes që këmbët ka shtrirë
Ësht' frut'i farës që mbollëm të dy

Të freskët t'i ruajmë në kujtime
Se, jeta dhe muzgjet i njeh
O e bukura, pjellore, fusha ime
O balt'ëmbëla e magjishme mbi dheh

© Leonard Seiti

No comments: