Sunday, April 3, 2011

***


Unë sonte do të vij tek ty e ëmbla ime
I ngjaj syrit të verbër që dritën kërkon
E braktisa guackën-shtëpi, ëndërrime
Dua shpirti të rend përmbi barin e njomë

Sonte ti derën mos e mbyll, lëre hapur
Vish këmishën e blertë me gjethe dafine
Yje me shportën e shpirtit kam kapur
Shkretëtirës, ku brodhi etur zemra ime

Unë sonte do të vij të pi në buzët e tua
Lotin e përmallur që prej syve të pikon
Qoft e vetmja prekje, të vdes do të dua
Veç etjen e verbër t’a shuaj përgjithmonë

© Leonard Seiti

No comments: