Sunday, April 10, 2011

***



E pranoj ! Jam një i dështuar
S’munda ëndrrën përdore ta kap’
Ndjenja jote isht’ dallëndysh‘e vonuar
Ndjenja ime ime isht’ stinë që s’vjen prap’

Më fshehin krahët e erës së lagur
Në shira vjeshte, hedh hapat i lodhur
Përmes rrudhave të ditës së mplakur
Prej mjergullës së vetmisë kudondodhur

Koha-merimangë ngreh rrjeta
Për ç’do ditë më lidh fije mbi lëkurë
Nuk trembem nga plakja, nga vdekja
Janë veç ëndrrat që më shpien në torturë


© Leonard Seiti

No comments: