Më kish mbetur kjo fjalë e pa thënë
Mes degëve të shpirtit ngatërruar
Në zemër ish fshehur, si rrënjë
Me gjakun ndër dej, trazuar
Më kish mbetur kaq kohë, jetime
Si hëna që motër nuk ka
Ndaj kurrë më parë zemra ime
Të dua, një tjetre s’i tha .
© Leonard Seiti
No comments:
Post a Comment