
Nëse kthehesh,
në bregun e shpresave,
nuk jam.
Peshkatar’i ëndrrave
s’mund t’isha për jetë
Vetminë e mbrëmjeve të mia,
e vranë
dy sy të vegjël
dhe Prilli i blertë
Nëse kthehesh,
në bregun e shpresave, kërko,
mbi varkën e dëshirave
q’e braktisa mbi valë
Në trupin e tyre kam shkruar ngado
Të prita një jetë,
po largohem..
Më fal !
© Leonard Seiti
No comments:
Post a Comment