
S’më tërheqin më vargjet aspak
Librat e t’ashtuquajturve, Poetë
Do preferoja një dimër zemërak
...Me shpirtin e ftohtë përmbi fletë
Për dhimbje s’më pëlqen të lexojë
Mes dhimbjesh jam lindur, do vdes
Qoftë dimër a pranverë, po njëllojë
Asgjë përtej k’saj jete s’ka shpresë
T’më ngrohni, e në zemër ta mbaj
Më jepni ç’ka për jetën ësht’ zjarr
T’vetmen lule që t’çel s’kërkon Maj
Dashurinë, që ta marrë dhe në varr
Që pyjet t’mos i presin krejt kot
Për copa letre t’mbushura me fjalë
Po mundët, fjalën mbilleni në tokë
Pemë e blertë prej nëntokës të dalë
Dhe më varrosni nën t’sajën hije
Pa zhurmë e bujë, e kumte qaramane
Përmbi varr ajo pemë-fjalë dashurie
T'më hedh gjethe me poezi e romane
© Leonard Seiti
No comments:
Post a Comment