Të të këndoj mike, po me ç’zë!?
Ende rrjedh përmbi buzë loti yt
Aq sa vjeshta stinë nuk ësht’ më
Pikë e lotit dhe vjeshtën e mbyt
Të të qaj mike, po lotë nuk kam
Shkretëtirë shpirti më ka mbetur
Liqen’i ëndrrave, burimet u thanë
Veç kaktus’i mallit aty rritet i etur
Ndaj po hesht mikja ime, si gurë
I vendosur të bëj roje mbi një varr,
Të dikujt që në jetë se njohi kurrë
E që prej ditës së mortit s’janë ndarë
© Leonard Seiti
No comments:
Post a Comment