Të thash mike, sot do flë vonë
Ndaj mëngjesi më gjeti zgjuar
Kisha mall për vesën e njomë,
Si lot’i tënd, kristal’i kulluar
Brënda lotit të bie, i vdekur
Si gur që hedh në det dora jote
T’më pi bashk me lotin, i etur
Sy i diellit q’i bën roje k’saj bote.
© Leonard Seiti
No comments:
Post a Comment