Friday, June 17, 2011

***

Pështirosje, neveri ! S’e mohoj
Nata ime ish një sy i pagjumë
Mes të vdekurve, të gjallët njëlloj
Mes të gjallëve i vdekur veç unë

S’të njoha, më fal vdekje mike
Ah! Buza jote kaq fine e mprehtë
Me një puthje, ti diellin ma fike
Lamtumirë jetë, s’ke gjë të vërtetë.

© Leonard Seiti

No comments: