Sot piva nga lotët e blirit
Malli yt ishte mbledhur aty
Mbi lëkurën e viteve, gjeta
Tatuazhet që i gdhendëm të dy
Sot etje ndjeva, dhe uri
Ndaj kohën e kafshova në gjak
Brënda shpirtit tënd bie shi
Brënda shpirtit tim, oh, sa pak…
Brënda shpirtit tim, veç etje
Shkretëtirë, lot’i yt s’e gjen
Me urinë përleshet në vdekje
Unë e vetmja viktimë në arenë
© Leonard Seiti
No comments:
Post a Comment