
Nesër koha që lindi do t’vdes
Do t’vdesësh e dashur dhe ti
Po mendoj që shpirtin ta shes
Nuk kërkoj të paguajnë me flori
Me dritë t’më paguanin do doja
T’ia japë kohës q’ajo t’mos vdes
Dhe ty të buzëqeshur të shikoja
Si një perlë që lundron n'univers
© Leonard Seiti
No comments:
Post a Comment