Tuesday, July 5, 2011

‎***



Më fal ëndrra ime, më ndje se u zgjova
Të braktisën sytë e mi. Oh, mëkat drite!
Me shpirt të djersitur prej teje u largova
Me zemër të përlotur sa gjatë që më prite

Më ndje ëndrra ime, kaltërsinë e pa prekur
E gjaktë ish' lidhja e zemrës me shpirtin
Oh, mëkat drite, ç’moment për të vdekur!
Ç’të ish vallë ajo dorë që na prehu shiritin!?

© Leonard Seiti

No comments: