Koka më rri rëndë, lodhur mbi supe
Nga kafka ime një pulëbardhë iku tutje
Ndiej hapin e lehtë t’agimit jashtë dere
Brënda gjoksit-shpirti, shamatë e potere.
Pikë-pikë kullon llavë brënda syve të mi
Pranë gjinjve të kohës jam ndalur të pi 
E marrë! As emrin nuk mund ta shqiptoj
Më ka mbetur veç kënga, më lër ta këndoj.
© Leonard Seiti
 
 
No comments:
Post a Comment