Sunday, July 24, 2011

***



E kam parë oqeanin në sy
Në burim të syrit kam pirë
Dallgë e ngrohtë mbeti aty
Zemra ime bregut ka ngrirë!

Ëndrra ime mbete pa prekur
Perëndim i virgjër edhe ti
Dita ime thonë se është tretur
Të kem vdekur vallë!? Se di!

Kënga ime zog i mërguar
Dallëndyshe që humbi folenë
Ndjenja jote stinë e vonuar
Pranverë që pemën nuk gjen!

S’ka mbetur më rrugë të ndjek
Asnjë velë, asnjë valë, as gjeth
Nuk mundem ëndrrën ta prek
S'ka as hon ku shpirtin të hedh!

© Leonard Seiti

No comments: