Lajmëtarja kohë njoftoi
Erdhi koha të ikësh tha
Derë e zemrës hapur qëndroi
Ish pranvera e fundit që pa
Lagu shpirtin nota e thyer
Alfabet që s’u lexua kurrë
Mbrëmjet me yje përlyer
Tashmë janë kthyer në torturë
Unë dhe ti ishim gjethe në kohë
Mes pyllit frymonim dashuri
Ishte mbrëmje, më kujtohet, si kjo
Ra vjeshta, fryma jonë u bë shi...
Është e fundit mbrëmje mbi dheh...
© Leonard Seiti
No comments:
Post a Comment