Prej duarve më ra, u copëtua
I mblodha copat, më përgjakën
Një dorë plot zjarr mora hua
Thash, shpirtin ta kall, t’i vë flakën
O dhimbje mike, dhimbje fjalëpakë
Si nata vejushe që zbret në dritare
Le të puthemi pra, të digjemi, flakë
Se shpirt’i blertë s’duron dot acare
© Leonard Seiti
No comments:
Post a Comment