
Ah, kjo lëngatë zemre që s’më lë
Të harrojë dhe një çast të vetëm
Pik’n e lotit q’u k’put pa bërë zë
Mallin tënë, ku ramë e u tretëm!
Ah, kjo lanete, zemër e shkretë
Po të mund’te prej gjoksit t’ikte
Do t’i ngjitej dhe qiellit përpjetë
Me pik'n e lotit gjith yjet t’i fikte.
Që Ti t’i mbeteshe e vetmja dritë
Ku sytë mallin e etur të shuanin
Ku të zbrisnin dhe vetë perënditë
Në këmb’t e tua si vjeshta të qanin.
© Leonard Seiti
No comments:
Post a Comment