Sunday, September 25, 2011

***

… t’mos kisha sy, veç ëndrra
t’mos kisha duar që të prekë
n’zemër t’erës do hyja brënda
hapin e vjeshtës mbas ta ndjek…

…. po t’mos kishte vjeshta lotë
ku të pija mallin tënd mbi gjeth
ç’vlerë do t’kishte vallë kjo botë
që brënda ëndrrës tënde bredh...!?

© Leonard Seiti

1 comment:

Anonymous said...

... Vetem enderr qe brenda endrres bredh...