Wednesday, October 12, 2011

***


Buzëqeshni sirenat e mia
S’keni pse trishtoheni kështu
Më besoni se, fundin, po ta dija
As unë nuk do të vija tek ju!

Të gjitha më ishit të shtrenjta
Si ikona që rrezatojnë magji
Ndoshta fjalët i kamë të shenjta
Por shenjtor nuk jam, kurrsesi !

Prej moshës dhe unë, porsi ju,
Si një zog që pyllin s’njeh mirë
Më ka ndodhur të bredh kuturu
Në degë t’panjohura t’jem gdhirë

Ç’do lidhje një shenjë e ka lënë
Ç’do ndarje në shpirt më ka vrarë
Si një mollë përgjysëm e ngrënë
Si një ëndërr përgjysëm e parë

Ishte jeta që bashkë na hodhi
Por fatet s’shkruhen me dorë
Nuk jeni fajtore për ç’ndodhi
Por as unë nuk ndjehem fajtor

Ç’donjëra prej jush m'ish flakë
Si zjarr prej oxhakut të vjetër
Ju solla ndër mënd jo pa shkak
Ndërsa ngrohem tashmë tek një tjetër.

© Leonard Seiti

1 comment:

Anonymous said...

Eh, sirenat!!!! I lexoj gjithmone vargjet qe postoni. me pelqejne eshte pak te them.

Per kete poezi them se shkon dhe kjo kenge:
https://www.youtube.com/watch?v=NAc83CF8Ejk&ob=av2e

Ju pershendes dhe ju uroj nje nate plot frymezim.

Hena :)