Wednesday, November 9, 2011
***
Më ka ndodhur të kem pritur
Në breg të shpresave i pazë
Me zemrën bosh, shpirt të uritur
Kafshoja ëndrrat një nga një
Më ka ndodhur të kem ngarë
Një tren fantazmë nëpër kohë
Netët e ftohta t’i kem vrarë
Për një mëngjes që ende s’njoh
Në mijra sy e kam parë veten
Në rrugë të lodhura mërzi-plotë
Të jem zgjuar, kur ëndrrat treten,
Në shtrat të dhimbjes, larë në lotë
Kam mësuar ta dua vuajtjen
Si pjesë të jetës që m’u dha
Të bashkjetoj me zhgënjimin
K’të mik të ngusht që nuk m’u nda
Ndaj jo pa shkak dua t’ju them
Se më ësht’ vëlla trishtimi sot
Më jepni dhimbjen ta bëj poemë
Të lë dhe unë një shenjë mbi tokë.
© Leonard Seiti
Njerëzit i përkushtohen Artit sepse Arti është e vetmja shenjë e kalimit tonë mbi tokë.
No comments:
Post a Comment