Sunday, November 13, 2011
***
Le të flasim ndryshe, e provojmë një herë
Ndoshta kështu do t’kuptohemi më mirë
I lëmë perëndimet mbi krahë dallëndyshe
E kalërojmë një ëndërr sa ende s’ka gdhirë
Le të jetë kjo ndarje, a ndoshta; Harrim
Nga ky çast, secili ndjek rrugën e vetë
Prapseprapë, këtu një ditë do të vijmë
Në perëndimin e fundit të stinës: Jetë
Tani unë po shkoj, rrugë e gjatë më pret
Ende s’e kam prekur lulen e blirit në Maj
Ndonëse, ësht‘ vjeshtë dhe këputen fletë
Përmbi kodrat qiellore buzëqesh sy i sajë
Mirmbetsh dhe rruga të qoftë e bardhë
Pluhur le të bjerë mbi pëshpëritjen time
Për zemrër e shpirt e kam gjetur një varr
Në muzeun e lagësht ku ruhen kujtime!
© Leonard Seiti
No comments:
Post a Comment