Wednesday, November 16, 2011

***


Çdo më thuash sonte shpirti im
Ç’ke që kaq heshtur më rri!?
S’je fajtor që s’ke më at’ vlim
Q’e pate dikur në rini!

Esht’ zemra që s’ka më ç’të djeg
S’ka mbetur asnjë pyll dashurie
Ndaj çarë ësht’, gjakosur, si shegë
Me frikën se këputet dhe bie!

© Leonard Seiti

No comments: