Ku shkoi ajo, e ëmbla muza ime,
Ata sy të qeshur ku vallë i mbetën!?
Mbi cilin shtrat ka rënë n’ëndërrime,
Qerpikët me vesë, ku vallë i’u tretën!?
Zgjohu nga gjumi ti e ëmbla ime
Nata ime pa ty lëngon e derdh gjak!
Në shpirt më kumbojnë mijëra kujtime
Dhe një zjarr i blertë që livadhet përflak!
© Leonard Seiti
No comments:
Post a Comment