Ata janë atje, të heshtur të dy
Duke pritur të dëgjojnë hapin tim
Mbajnë qiellin të mbjellë ndër sy
Kanë trupin të veshur me blerim !
Ësht’ era atje, është shiu dhe bora
Janë ëndrrat q’u mbetën pa prekur
Një përkëdhelje q’u mbeti tek dora
Dhe malli, malli im që toka s’ka tretur!
© Leonard Seiti
No comments:
Post a Comment