Si ndodh të jesh mes njerëzve kaq e vetme
Kur nata jote i ngjan dritës që s’vdes kurrë
Dhe ëndrrat të të kenë krahët e një mjelme
Dy krahë të bardhë që më shpien në torturë!
Si ndodh që sytë e mi të vegjël i mban zgjuar
E prej gjirit tënd me qumësht drite më ushqen
Dhe çuditshëm preferon të qëndrosh e ngujuar
Brënda hojeve të shpirtit, si mjaltë e polenë!
© Leonard Seiti
No comments:
Post a Comment