Saturday, December 10, 2011

***



Kam ftohtë moj nëne, kam ftohtë
Zjarr’i njerëzve mua s’më ngroh
Nuk e gjeta askund përmbi botë
Atë zjarr që nëpër ëndrra e shoh!

Mikja ime më puth me plot afsh
Prapë akull i ftohtë mbetem unë
S’mund dot një buz’e mëndafshtë
Shpirtin akull t’a ngrohi aq shumë!

Dhe dielli e bëri të vetën
Por kot mbi kokën time u dogjë
Ç’të them për hënën, të shkretën
Që kurrë si mollë Korçe s’u poq!

Ndizet nëpër ëndrra ndonjëherë
Një zjar’i blertë që kodrat përflak
Dhe zë ngrohtë të ndihem at’herë
Kur më rend klorofilë nërpër gjak!

Por ky dimër moj nëne, kaq i egër
Si pikëllimë më ka rënë në zemër
Dua t’i ngjaj një balone të gjelbër
Që udhëton drejt një bote paemër!

© Leonard Seiti

No comments: