Saturday, December 17, 2011

***


Jeta ësht’ tingëllimë e akrepit t’orës
Midis sekondit të parë dhe atij të dytë
Ka ngjyrën e gjurmës që lë këmb'e borës
Ushqehet me ëndrrat që rrjedhin nga sytë

Ajo të ngjan ty, frymon nga fryma jote
Brënda ëndrrave të mia ti je syri që lotoi
Sikur të mundja do e ndalja orën e k’saj bote
Ndërmjet sekondit që vjen dhe çastit që shkoi!

© Leonard Seiti

No comments: