Friday, January 27, 2012

***

U ktheve më në fund në honin tënd
Në atë cep të horizontit ku s’të shohë
Të përtypësh epshëm nëpër dhëmbë
Pluhërosjen e një kohe që unë s’njohë!

Koha ime në degë shpresash ka folenë
Shkonë e kthehet si zogjtë shtegëtarë
Veç në parqet ku gjethet një ditë bienë
Magji petalesh ka mbretëruar më parë.

Përsa ndodhi; I pa zë them në heshtje
Për zemrën time kjo ësht’ këngë e vjetër
Tek risjellë ndër mend plot buzëqeshje
Kohë të largët kur jetoja një stinë tjetër .

Vetëm blerimeve të jetoja, s’qe e thënë
S’matesh dot me fatin, aspak!
Por kohë e shkuar në zemrën time ka lënë
Ca degë shpresash për zogjtë endacakë...


(vazhdon)

© Leonard Seiti

No comments: