Nëse vjeshta, shpirti im, pa mëshirë
Zverdhi gjethe e përtokë i rrëzoi
Çel një ëndërr sa ende s’ka gdhirë
Zemrën plagë me të ta fashojë
Nëse plaga, shpirti im, të mundonë
Nëse trupi po dridhet e ngrinë
Bëj durim, se ç’do dimër kalon
Mbas acarit sërish ka blerim!
© Leonard Seiti
No comments:
Post a Comment