Sunday, February 5, 2012

***

© Leonard Seiti
Asnjë yll me ty s’më ngjan
Askund qiellit s’gjendesh ti
Fshij gjith yjet, vlerë s’kanë
Shuaj diell, llambë e qiri.

Jemi dashur kohë më parë
E do duhemi dhe të vdekur
Zemrën peng ta kam marrë
Ti dhe shpirtin më ke vjedhur!

Shtero detin, thajë lumenjtë
Shpërnda retë e ndal stuhi
Le mbetet toka shkretë
Etjen time e shuan ti

Dashuri që moshë nuk njeh
S’kërkon yje a diell mëngjesi
Dashuri që gjumë nuk ke
Dashuri që s’di të vdesi...

© Leonard Seiti

No comments: