Tuesday, February 28, 2012

***


Ku e ka fundin karma jote!?
Shpirtin ma helmon nga pak.
Të ndjej në kockë si të ftohtin,
Si kancer që më bluan në gjak !

Brënda gjoksit, një grusht zjarr,
Nga zjarr’i diellit ndezur mbaj
Ti ç’më ke dhënë a të kam marrë
Që ma vret gjumin pa bërë fajë!?

Ku e ka fundin karma jote!?
Mendon se shpirti im s’ka skaj !?
A ndoshta ai i ngjan një gote
Q’e mbush me dhimbje, e pi pastaj!

© Leonard Seiti

No comments: