Wednesday, March 7, 2012

***


Ik pra, dhe udhë të mbarë
Ditët tona shkrumboi, bëj hi
Shpirtit s’mi ndeze dot zjarr
Ndaj s’ke as ç’të fikësh tani

Ik e kokën mbas mos e kthe
Çalamane ish’ stina që shkoi
Stinët vdesin, ashtu edhe ne
Me kohë do t’vdesim njëlloj

Ndaj lëri kryqet, lëri për varrë
Kohën për flokësh kam kapur
Se një ëndërr q'e thura më parë
Veç portën e vdekjes la hapur.

© Leonard Seiti

No comments: