Mëngjesi ynë ka flatrat e kaltra
Mesdita jonë ka zemrën vullkan
Mbrëmja jonë ka puthjet e zjarrta
Mesnata, ëndrrat pa fund e paanë
Se dashuruam si fëmijë unë e ti
Pa prekje, pa puthje, ledhatime
Por me shpirt e me zemrën flori
Me ëndrra blu që zgjonin agime
Se dashuruam si perëndi unë e ti
Prej së largu, sa vetë koha u ndal
Nga jetët tona frymoi thellë në gji
Në mallin tonë u tret dalëngadalë
© Leonard Seiti
No comments:
Post a Comment