Monday, March 12, 2012

***

Dil prej këtu, mjaft më breve
Thellë në kockë, sa s’duroj dot
S’ësht’ faj’ im që u zhgënjeve
Prej marrinave që njeh kjo botë

Dil prej këtu, kot më mundon
Me pyetje që përgjigje s’kanë
Ky shpirt i veshur keq, s’guxonë
T’i puthi kohës sytë kallkan

Njëmijë ëndrra më vdiqën dje
Në trup njëmijë varreza hapa
Lotoi syr’i ditës’re
Njëmijë qirinjë më ndezi nata

Kaq, veç kaq, më tepër s’gjeta
Në qorrsokaket pa fund e krye
Gjithçka të bukur që kishte jeta
Më ra prej duarsh, kristal, u thye

Unë nuk e preka atë gjënë, atje,
Atë gjënë e vogël, të voglën fare
Se ruaja shpirtit një botë të re,
Një ndjenjë, rritur si qinjgj manare

S’ka fajë ky trup ende pa kallur
Lërma eshtrën t’i mbetet tokës
Shpirtin merre, ta kam falur
Kujtim prej meje dhe prej kohës!

© Leonard Seiti

No comments: