Në sytë e tu, plot mallëngjim
Ku mbytet qielli pa anë e fund
Të shoh, e ndjej një drithërimë
Si gjeth që erë e vjeshtës tund!
Të prek, e ndizet brënda meje
Një zjarr që s’di t’i jap dot emër
Më ngjan si prekje e një rrufeje
Që djeg në shpirt e djeg në zemër
© Leonard Seiti
No comments:
Post a Comment