Për syt’e zgjuar jam dre plot frikë
Gjahtar’i uritur, gjaku në thikë
Jam vello e natës që lotin e fsheh
Në gjinjtë e dafinës, ku pi dit’e re
Jam lehja e qenit, gjurma në vesë
Ësht’ frika im’e dënuar të vdesë
Prej hijes së fjalës lëshuar rëndomë
Nga goj’e gjarprit që dhëmbët tregon
Burim ndanë shkëmbi, jam këng’e tijë
Jam bleta e etur që ndalet të pi
Në pyllin e shpresave,................................................;
..........................
No comments:
Post a Comment