Sunday, April 8, 2012

Ësht’ ende mesditë Leonard, Ende s’ka shkuar dymbëdhjetë!


Pi me mua, se ndoshta nesër
Një Zot e di në zgjohem prapë
Në u zgjofsha, sërish ësht’ esëll
Vdekja që rend kudo t’më kapë

Ndaj mbushi gotat mikja ime
Me musht e verë plotpërplotë
Veç mos harro që gotës sime
T’i lëshosh brënda një pikëz lotë

Lotë malli, të plumbtë patjetër
Që zemrën copash t’ma pëlcas
Se nuk më deh dot verë e vjetër
As musht’i vjeshtës që lamë pas

Ç’më dha jeta ish doz’e rëndë
Ëndrra, zhgënjim e helm në mes
Në mundsha, dua prej lotit tënd
Një herë të dehem, pastaj të vdes

© Leonard Seiti

No comments: