Ti më ushqeve me qumësht drite
Me fjalë që gurit i dhanë gojë
E bën të flasë, dëshirë të kishte
E bën të qeshë, të ëndërrojë...
E bën të ecë, të kishte duar
Të prek, të ndiej, të derdhi lotë
E bën të lutet i përgjëruar;
Shëndromë një çast në fëmijë, o Zot!
© Leonard Seiti
No comments:
Post a Comment