Thursday, July 12, 2012

***




Lakuriqe ësht’ nata mbi rrugë
Ja grisa dhe fustanin e ri
Kjo plakë matufe, e shurdhë
S’pranon t’humbas virgjëri!

Dredhira nuk di, që ta josh’
E mendjen t’ia kthej, të pranoj
Le të mbetet sërish shtrati bosh
As sot e askurrë nuk do shkoj!

Se ç’kam një marrane ide
S’i ngjan as puthjes, as prekjes
Një dolli me verë të ngreh
Në ditën e varrimit të vdekjes!

© Leonard Seiti

No comments: