Thursday, July 12, 2012

***



Mëngjes
Kafenë e pi qetë-qetë
Provoj ritmin zemrës t’ia ndal
Duke mbushur mushkritë me zjarr
Kanceri im ka uri
I jap të pi,
E zezë, si kafeja je ti!

Mesditë
Venat premtojnë stinë dhimbjesh
Veshur është qielli në gri
Të shoh mbas xhamit tek zhvishesh
Prej petkut të larë në mërzi
E humbe një jetë përsëri

Mbrëmje
Kocka bluan stomaku
Ti mbretin e vrave dhe sot
Errësira ëndrrat i plaku
Këmbë, mijra këmbë bredhin kot,
Zemra që gjurmë nuk lënë dot
Në lëkurën e vdekjes së ftohtë!

© Leonard Seiti

No comments: